Aktualitet

'Do rrah Doktorin'/ Alarmoi Kuvendin me çakmak-pistoletë, i riu shoqërohet në Polici

Ai përhapi panik tek të pranishmit për shkak të deklaratave të tij, ku dëgjohet teksa fliste në telefon se "do rrahë doktorin", referuar ish-kryeministrit Sali Berisha.

k.m
'Do rrah Doktorin'/ Alarmoi Kuvendin me çakmak-pistoletë,
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Teksa tensionet e forta mes deputetëve të PD-së dhe atyre të PS-së vijonin gjatë seancës plenare, një incident ndodhi dhe jashtë Kuvendit. Një i ri është vënë re duke bërë lëvizje të dyshimta në hyrje të Kryesisë së Kuvendit. Ai përhapi panik tek të pranishmit për shkak të deklaratave të tij, ku dëgjohet teksa fliste në telefon se "do rrahë Doktorin", referuar ish-kryeministrit Sali Berisha.

"Do e rrah në shpulla doktorin"-tha i riu i veshur me të zeza, teksa fliste në telefon. Në një moment, ai shihet teksa nxjerr nga çanta një pistoletë çakmak dhe ndez cigaren. Policia e shtetit pasi është lajmëruar nga shërbimet e Kuvendit për një person dyshues, shkoi menjëherë në vendngjarje për verifikimin e personit, i cili më pas u shoqërua në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.11.2023, rreth orës 12:45, është marrë njoftim se në afërsi të Kryesisë së Kuvendit, është konstatuar një shtetas, i cili përbënte shqetësim për qytetarët. Shërbimet e Policisë kanë kaluar në vendngjarje dhe kanë marrë kontakt me shtetasin F. B., 41 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, të cilin e kanë këshilluar të largohet dhe më pas është larguar pa probleme.


Bëhet me dije se i riu ka pasur një pistoletë çakmak, që i është nënshtruar ekspertizës së rastit./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB