Aktualitet

AMP ndalon punonjësin e policisë në Tiranë, dyshohet për dy vepra penale

Sipas AMP, Elezi me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

I.F
AMP ndalon punonjësin e policisë në Tiranë, dyshohet
Foto ilustruese

TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar punonjësin e policisë Admir Elezi. Sipas AMP, Elezi me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Bëhet me dije se më datë 10 mars, ai ka arrestuar H.SH, të cilit gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua një shkop metalik i dyshuar si armë e ftohtë.

Gjatë sekuestrimit të sendit, punonjësi i policisë ka ndikuar në tjetërsimin e provave.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ndaluar me iniciativë punonjësin e policisë N/Komisar A. E., me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” parashikuar nga nenet 248 dhe 301 i Kodit Penal.

Ndalimi i tij u bë i mundur pasi në datën 10.03.2026 ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit H.SH, të cilit gjatë kontrollit teknik iu gjet dhe sekuestrua një shkop metalik i dyshuar si armë e ftohtë.

Gjatë kryerjes së veprimeve proceduriale të administrimit të sendit, punonjësi i policisë nuk ka vepruar në përputhje me procedurat standarde të punës duke ndikuar në tjetërsimin e provave.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftim./ZËRI

Poll

MOS HUMB