TIRANË- Një nga personat e arratisur nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit, është gjetur dhe është vënë në pranga. Ervis Peqini është personi që është prangosur. Ndërsa, Liçi është ende në kërkim. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Elbasanit, të dy akuzohen për vjedhje.
Njoftimi i policisë Elbasan
Mesditën e sotme, shtetasit N. L., 29 vjeç dhe E. P., 33 vjeç, pas masës së sigurisë në Gjykatën e Elbasanit, të ndaluar më datë 28.12.2024, për veprën penale "Vjedhja", pasi i kanë zbritur nga automjeti shërbimet e Policisë me qëllim kryerjen e procedurave për transferim në IEVP, këta shtetas kanë mundur të largohen me vrap nga ambientet e DVP Elbasan.
Si rezultat i veprimeve policore është bërë e mundur kapja e njërit prej tyre, shtetasit E. P., dhe vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër, N. L.. Në lidhje me këtë rast, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj punonjësve të Policisë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal.