
DURRËS- Babë e bir kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit këtë të dielë pasi akuzohen se kanë dhunuar njëri-tjetrin. Fillimisht sipas Policisë , ka qenë 53-vjeçari i identifikuar me inicialet K.D që ka dhunuar bashkëshorten e tij. Në këtë moment ka ndërhyrë djali dhe ka dhunuar babanë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 53 vjeç dhe E. D., 24 vjeç, babë e bir, banues në Durrës, pasi shtetasi K. D. ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa shtetasi E. D. ka ushtruar dhunë ndaj ndaj babait të tij.