
EMIRATET E BASHKUARA ARABE- Është arrestuar në Dubai, Amant Josifi, i shpallur në kërkim për mashtrimet me call-centerat, dhe i njohur për pozicionin e tij si ish-këshilltar i ministres tashmë të shkarkuar Olta Xhaçka. Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Shtetit me anë të njoftimi zyrtar për mediat.
"Sqarim i Policisë së Shtetit, në lidhje me kapjen në Dubai, të shtetasit A. J., të shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të megaoperacionit policor ndërkombëtar të koduar “FRIDA-REFOX”. Në vijim të punës hetimore, gjurmuese dhe kërkimore, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të hetimit të përbashkët ndërmjet autoriteteve policore shqiptare dhe atyre spanjolle, u kap në Dubai, për llogari të autoriteteve spanjolle, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar A. J.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e La Seu de Urgell, Spanjë, me vendimin nr. 2, të datës 03.11.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Mashtrime me rrethana rënduese", “Krim kibernetik", "Skema piramidale" dhe "Organizata kriminale", të parashikuara nga Kodi Penal spanjoll,"-thuhet në njoftimin e Policisë.
Në nëntor të vitit të kaluar (2022), në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) bastisi 6 qendra thirrjesh telefonike në Shqipëri të lidhura me “Milton Group” dhe arrestoi 4 të dyshuar.
Ndërkohë, nga hetimet rezultoi se këto qendra janë në pronësi të tre kompanive të lidhura me biznesmenin Amant Josifi, një ish-këshilltar politik i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka gjatë kohëS që ajo drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes.
Josifi është përfolur edhe për afërsinë e tij me vëllanë e kryeministrit, Olsi Ramën, me të cilin deri në vitin 2017 rezultonte ortak në biznes.
Kush është Amant Josifi?
Amant Josifi është është një emër i njohur për Shqipërinë. Ai është një biznesmen shqiptar, gjithashtu ka qenë edhe këshilltar i ministrit shqiptar të Mbrojtjes deri në vitin 2020. Ka qënë kreu i opozitës, Sali Berisha i cili ka denoncuar se ai po mbrohet nga Edi Rama dhe Olsi Rama.
Media spanjolle “El Pais”, e konsideronte Josifin, ‘kokën’ e mashtrimeve në bursa, si dhe garancinë e paprekshmërisë për Milton Group. Deri në vitin 2017, Amant Josifi rezulton aksioner në kompanisë “Pegasus Communication” bashkë me vëllain e vogël të kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramën.
Operacioni i madh ndërkombëtar i emërtuar “FRIDA-REFOX” u zhvillua në datat 8 dhe 9 nëntor në vendin tonë dhe zbuloi se prej e skemës së mashtrimit kanë rënë 200,000 viktima në Evropë, shumica prej tyre në Gjermani, Itali dhe Spanjë.
Policia spanjolle përgjoi 3 milionë emaile që u mundësuan hetuesve të identifikonin dhe lidhnin më shumë se 470 faqe interneti të mbështetura nga qendrat e call-center. Në pranga u bë me dije se u vu vetëm Berlando Saraçaj nga Vlora.