Aktualitet

U kap me drogë brenda burgut, arrestohet polici në Peqin, kontrolli në banesë e 'fundos'

Më pas Policia e Shtetit ka ushtruar një kontroll në banesën e tij në të cilën është gjendur një sasi tjetër lënde narkotike. 

M.M
U kap me drogë brenda burgut, arrestohet polici në Peqin, kontrolli
Burgu i Peqinit

PEQIN-  Erald Kasmi, punonjës policie në burgun e Peqinit është arrestuar pasi u kap me një sasi droge në ambientin e punës gjatë orarit zyrtar. Më pas Policia e Shtetit ka ushtruar një kontroll në banesën e tij në të cilën është gjendur një sasi tjetër lënde narkotike. 

Njoftimi i Policisë:

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (ShKBB), mbi bazën e të dhënave nga inteligjenca operative, ka konstatuar dhe arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. K në IEVP Peqin, sepse gjatë futjes në ambientet në orarin zyrtare posedonte lëndë të dyshuar narkotike.

Për këtë arsye në bashkëpunim me Policinë e Shtetit është ushtruar kontroll në banesën e tij në të cilën është gjendur një sasi tjetër e dyshuar lëndë narkotike.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje për punonjës ose të dënuar/paraburgosur të përfshirë. Materialet procedurale u referuan në në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Vazhdon monitorimi për goditjen e veprimtarisë së futjes së sendeve të jashtë ligjshme në të gjitha IEVP-të, ku nuk do tolerohet asnjë rast i cili njollos punën e përkushtuar të policisë së burgjeve”

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se hetimet po vazhdojnë për efektivë ose të dënuar që mund të jenë të përfshre në këtë çështje./ ZËRI

Poll

MOS HUMB