Aktualitet

Artan Hoxha: Benet Becit i është komunikuar akuza që përpara zgjedhjeve

Hoxha tha se kjo nuk është bërë ende publike.

I.F
Artan Hoxha: Benet Becit i është komunikuar akuza që përpara
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci është vënë nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Hoxha tha në “Syri TV”, se kjo nuk është bërë ende publike.

“Nën akuzë dhe i është komunikuar akuza dhe nuk e di pse nuk ka dalë lajmi, pse nuk e kanë bërë publike SPAK, për kryebashkiakun e Shkodrës. Nuk është bërë publike, ne pamë atje vetëm kryeministrin që i tha atij të Vaut të Dejës: Kristian mos luaj me dy porta.

Unë di që i është komunikuar akuzë para zgjedhjeve, por nuk është bërë publike, pse? E dinë ata. Ne pamë vetëm atë të Vaut të Dejës, që është propozim i PSD, por i votuar nga socialistët, kur i tha; Kristian mos luaj me dy porta, dhe i vajti SPAK te dera shtëpisë.

Çfarë pamë ne nga e gjithë kjo histori, nga e gjithë kjo Task Force, të gjithë ketë ingranazhet e këtij vendi, punuan në një drejtim, atë të duhurin, sipas motos së tyre. Dhe prandaj ne sot kemi këtë rezultat, që ka defektet më të mëdha”, tha Hoxha./ZËRI

Poll

MOS HUMB