
TIRANË- Zbardhet dëshmia e Arsen Ramës, dëshimtarit kryesor në gjyqin ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit. Mediat greke kanë nxjerrë audio nga gjyqi i zhvilluar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Fredi Beleri për herë të parë në gjyqin e së martës pati të drejtën të përballej me akuzuesit e tij, duke i drejtuar disa pyetje vetë, derisa ndërhynë edhe avokatët.
AUDIO:
BISEDA NË GJYQ:
Fredi Beleri: Kë njoh më mirë, ty apo vëllanë tëndë?
Peshkatari: Vëllanë tim.
Fredi Beleri: Çfarë do të ishte më e lehtë për mua të të ofroja ty para apo atij?
Peshkatari: Atij.
Avokati i Fredi Belerit: Keni marrë pagesë nga Policia?
Peshkatari: Po, kam marrë një shpërblim për këtë punë, por shpërblimi im ka qenë kur mbaroi kjo punë dhe më pas.
Avokati: Kush ju pagoi?
Peshkatari: Policia e Shtetit
Avokati i Fredi Belerit: Sa ishte shuma e dëmshpërblimit?
Peshkatari: Nuk e mbaj mend
Në incizim dëgjohet zëri i kryepolicit Ermal Ajdini që i pyetur nga avokatët në sallën e gjyqit, pranon se e ka paguar Ramën.
Avokati i Fredi Belerit: Si ratë në kontakt me dëshmitarin?
Polici: Më thirri
Avokati i Fredi Belerit: A ka pasur përfitim personal?
Polici: Jo
Avokati Fredi Belerit: A e dini se është paguar?
Polici: Po, e di
Avokati Fredi i Belerit: Kur jeni emëruar në Himarë?
Polici: Në janar 2023
Avokati Fredi i Beleris: Po tani ku po shërbeni?
Polici: Unë jam drejtori i Vlorës
Për çfarë akuzohet Fredi Beleri?
Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij. Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka thënë se ato kanë një sfond politik. Kërkesat e tij të herëpashershme për ndryshimin e masës së sigurisë janë refuzuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit deri tashmë.
Arrestimi i tij ka acaruar dukshëm marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës. Kjo e fundit ka kërkuar lirimin e tij, me pretendimin se janë shkelur të drejtat e njeriut dhe ato të të pakicave, si dhe duke kërcënuar me bllokimin e rrugëtimit të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin europian. Zyrtarët grekë po e ngrenë këtë çështje në instanca të ndryshme ndërkombëtare./Zëri.ai