Aktualitet

Austriakët zbarkuan vetë në Tiranë, kush është G.P, "peshku i madh" i call centerave me goditje deri në 50 mln euro

Nëntë masa sigurie u lëshuan, mes të cilave 7 arrest me burg, por drejtuesit e aktivitetit kriminal sërish arritën të shpëtonin duke mos u identifikuar nga policia pavarësisht angazhimit edhe të hetuesve austriakë.

Redaksia Zëri
Austriakët zbarkuan vetë në Tiranë, kush është
Kontrollet në njërin prej call centerave

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme një operacion i befasishëm u zhvillua nga policia në Tiranë me praninë edhe të hetuesve nga Austria të cilët kishin informacione konkrete se miliona euro të austriakëve kishin përfunduar në xhepat e personave që drejtonin rrjetin e mashtrimeve me call center.

Nëntë masa sigurie u lëshuan, mes të cilave 7 arrest me burg, por drejtuesit e aktivitetit kriminal sërish arritën të shpëtonin duke mos u identifikuar nga policia pavarësisht angazhimit edhe të hetuesve austriakë.

Sipas Versus.al, pas këtij rrjeti kompleks mashtrimi me 3 call centerat e goditur së fundmi, qëndron një person me inicialet G.P i cili dyshohet të jetë “peshku i madh” që kërkojnë austriakët.

Informacionet paraprake bëjnë me dije se personi të cilit i dihen vetëm inicialet qëndron pas veprimtarisë kriminae të mashtrimit me call center që dyshohet se i kalon shifrat e 50 milionë eurove. Versus.al raporton se personi i dyshuar dyshohet si “koka” e rrjetit kriminal të call centerave. I dyshuari ka një sërë biznesesh në zonën e Komunës së Parisit dhe zona të tjera të kryeqytetit. Mbetet për t'u parë nëse hetuesit austriakë dhe policia e shtetit shqiptar do të bien në gjurmët e tij pasi arriti t'i shpëtonte operacionit "të befasishëm" të zhvilluar mbrëmjen e djeshme ku u morën në pyetje 80 operatorë të call centerave./Versus.al

Poll

MOS HUMB