
TIRANË- Avokatja e shtetit, që Gjykata e Posaçme i caktoi kryedemokratit Sali Berisha, Valetina Teodoresku është ankuar tek AMA. Sipas "Top Channel", Teodoresku është ankuar për sulmet që pretendon se i kanë bërë gazetarët, në momentin që është caktuar nga shteti si avokate e Berishës.
Në ankesën që ajo i ka drejtuar ankesë Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), pretendon se është kërcënuar dhe shantazhuar. Në ankesën drejtuar AMA-s, avokatja e Dhomës së Avokatisë në Tiranë por edhe e listës kryesisht, pohon se ka fakte se ka marrë kërcënime dhe është fyer në disa panele emisionesh.
Megjithatë ajo shton se punën e saj e ka bërë pa mbajtur anë, duke i dërguar edhe një mesazh kryedemokratit Berisha.
"Mos të bëjë rolin e zhurmuesit, por të paraqitet në gjykatë sipas vendimit,”-shtoi ajo.
Avokatja kërkon marrjen e masave, deri në heqjen e licencave, pasi sipas saj po dezinformojnë publikun.
vijon...
/Zëri.ai