
GREQI- Detaje të reja tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Greqi, ku Fatmir Telallari vrau kunatin e tij, Erjon Pelivani, pasi i përdhunoi vajzën që ai kishte nga martesa e parë. Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e 18-vjeçares, e cila ka rrëfyer gjithçka nga arsyeja pse vendosi që t’i tregonte të atit vetëm pas 9 vitesh për abuzimin që ajo po përjetonte, deri tek detajet si nisi çdo gjë.
Si nisi çdo gjë
“Në moshën 9-vjeçare u ngacmova seksualisht për herë të parë nga… Ai është vëllai i njerkës. Ai më detyroi që të shtrihem para tij me pretekstin se po shihnim një film. Ai vendosi dorën rreth qafës sime dhe më pas e uli në kraharor. Teksa kalonte ai më prekte në vende të ndryshme. Më thoshte që të fle. Ai bënte sikur flinte, por përpiqej që të më prekte me dorën e tij. Deri në moshën 12-vjeçare, ai më preku në vende të ndryshme dhe bënte lëvizje me qëllim që të bëja edhe unë të njëjtën gjë. Ai më ushtroi presion dhe vazhdoi të më prekte në vende që s’duhet. Herë të tjera më hiqte bluzën dhe më prekte gjoksin. Çdo përpjekje që bëra për t’u larguar ishte e kotë”,- rrëfeu ajo sipas mediave greke.
“Fillova t’i them babait se dikush më ngacmoi që në moshën 9-vjeçare dhe se përdhunimi filloi në moshën 12-vjeçare. Unë shpërtheva në lot. Babai më përqafoi. Ai reagoi shumë gjakftohtë dhe më tha se do të jetë pranë meje. Më tha të gjeja guximin të shkoja te një avokat për ta denoncuar”- ka thënë vajza.
Në lidhje me shantazhet 18-vjeçarja tregon se i ka dhënë 1000 euro që të mos publikonte videot intime, me të cilat ai e kërcënonte. Videoja me të cilën 33-vjeçari shantazhonte të renë është 36 sekonda. Sipas 18-vjeçares, ai e ka filmuar kur ka qenë 13 ose 14 vjeç.
“Videoja ekziston. Unë e kam parë. Ai ma tregoi një vit më parë me foto dhe në nëntor kur u takuam për herë të fundit ai e dërgoi në celularin tim dhe e fshiu. Videoja është 36 sekonda e gjatë. Ai ndodhet në shtëpinë time në një dhomë nga Argalasti. Fytyra nuk i duket qartë, por tatoo-ja e tij është e dukshme. Unë isha në shtrat në gjendje të keqe. Ai erdhi mbi mua. Duhet të kem qenë 13 ose 14 vjeçe asokohe. Nuk e kam lejuar kurrë një gjë të tillë”, shprehet ajo.
Shantazhi me video intime
“Më tha se i duheshin para se kishte nevojë. Në çantë kisha 1000 euro që më kishte dhënë babai në mëngjes për qiranë. Duke u kthyer në makinë, ai më tha se i kishte marrë nga çanta ime dhe nuk do të më shqetësonte më. Iu luta të mos bënte asgjë me videot. Të nesërmen kuptova se kishte lënë rreth 150 euro nga paratë që kisha në çantë. Kisha frikë prej tij. Kisha frikë se ai do të më dëmtonte mua, motrat e mia, babain tim. Sa i përket lekëve babai u informua nga pronarja e shtëpisë se i detyrohesha 4 qira, rreth 1040 euro. Babai m’i kishte dhënë këto para, por unë nuk i kisha paguar. Ditën tjetër në mëngjes, babai erdhi të më takonte. Në fillim nuk doja t’ia tregoja, por më vonë i shpjegova të gjithë historinë nga fillimi. I kërkova të qëndronte i qetë dhe vendosa ta zbuloja çfarë më ndodhi vite më parë. Ai më pyeti se kush ishte, por nuk pata kurajon që t’ia tregoja. Avokati më tha që të shkruaja se çfarë më ka ndodhur. Vizitova një specialist. Babai ishte krah meje, duke qarë, duke ndjerë keqardhje për çfarë më ka ndodhur. Ai donte të më mbronte, më përqafoi. Insistoi që të tregoja se kush ishte”,- mësohet të ketë deklaruar ajo.
Gjithçka që ajo kishte përjetuar nga ngacmimi i parë e shkroi në një ditar dhe vetëm pak ditë më parë vendosi të tregonte emrin e abuzuesit.
“Babai im vazhdimisht qante dhe fajësonte veten për atë që më ndodhi. Më erdhi keq për të dhe i thashë se është vëllai i njerkës sime, gruas së tij të dytë. Me të dëgjuar këtë, ai u trondit. Atëherë ai insistoi edhe më shumë që të vazhdoja me ankesën. I kërkova kohë për të folur me psikiatrin dhe dukej se ishte dakord. Mësuesja ime erdhi në shtëpi dhe i kisha treguar më parë se çfarë po ndodhte, por jo në detaje rreth një vit më parë, kur i kisha thënë edhe motrës sime”, rrëfen më tej.
Ajo çfarë pasoi ishte vrasja e 33-vjeçarit Erjon Pelivani. Pas krimit, Talellari babai i 18-vjeçares ka shkuar në zyrën e avokatit. Aty ka qenë e pranishme edhe vajza të cilës i ka treguar se e ka goditur Pelivanin, por nuk e dinte nëse ishte gjallë apo i vdekur. Më pas 50-vjeçari ka njoftuar policinë se do të dorëzohet.
Abuzimi i fundit dy muaj më parë
“Më detyroi ta takoja sepse më tha se nëse nuk e takoj do të dërgonte videon tonë që kishte në celular. Hipa në makinën e tij dhe në një moment dola sepse ndjeva se nuk doja të kisha kontakt të afërt me të. I kërkova të mos më ngacmonte më dhe më tha “ok, kjo do të jetë hera e fundit”.
Pak ditë më parë 50-vjeçari mori vesh për abuzimin seksual që vajza e tij ka përjetuar që në moshën 9 vjeç nga vëllai i gruas së dytë Erjon Pelivani 33-vjeç dhe duke mos duruar këtë fakt, ai ka blerë një armë zjarri dhe e ka vrarë. I pajisur me armë zjarri, 50-vjeçari mori në makinë kunatin e tij dhe në aksin që lidh Volosin me fabrikën e çimentos, në një shesh të izoluar, fiku makinën dhe qëlloi viktimën në fytyrë duke e lënë të vdekur në vend. Ishte një plumb që i mori jetën në vend 33-vjeçarit Erjon Pelivani.
Një ditë më parë shqiptari Fatmir Talellari u la i lirë me kusht. Hetuesi dhe prokurori nuk ranë dakord për rastin e 50-vjeçarit dhe Këshilli Gjyqësor në Volvos do të vendosë për këtë çështje./ZËRI