
SPANJË- Bashkimi Europian ka bashkuar forcat me Mbretërinë e Bashkuar dhe Shqipërinë për të shtrirë luftën kundër emigracionit të paligjshëm në të gjithë kontinentin. Mediat e huaja raportojnë se një dakortësi e tillë erdhi pas ndërhyrjes së fortë të kryeministres italiane Georgia Meloni dhe atij britaik Rishi Sunak. Të dy vendet po përballen me flukse në rritje të emigrantëve të paligjshëm.
Plani u diskutua gjatë takimit në samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Granada. Në takim merrnin pjesë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe liderët e Francës, Holandës dhe Shqipërisë, Emmanuel Macron, Mark Rutte dhe Edi Rama. Më pas në takim u bashkuan kryeministrat e Italisë dhe Britanisë së Madhe.
Liderët dolën nga takimi duke buzëqeshur ndërsa Rutte u tha gazetarëve "problemi i zgjidhur". Marrëdhëniet e ngrohta mes Sunak dhe Von der Leyen ishin gjithashtu të dukshme.
Macron u tha gazetarëve se kishin rënë dakord për një plan të ri prej pesë pikash për të krijuar luftën e parë të bashkërenduar në mbarë kontinentin kundër kontrabandistëve të qënieve njerëzore.
“Ne do ta zgjerojmë këtë format dhe këtë qasje ndaj EPC-së, sepse ka shumë më tepër kuptim pasi do të kemi koalicionin e vullnetarëve: anëtarë të BE-së, Komisionit Evropian plus Shqipërinë dhe Britaninë e Madhe dhe të gjitha vendet e tjera të gatshme për t'iu bashkuar iniciativës. Pra, ne do të shtjellojmë një dokument prej pesë pikash dhe propozojmë që anëtarët e tjerë të EPC të mund të bashkohen nëse dëshirojnë,” tha ai/Zëri.ai