
TIRANË- Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ka paditur për shpifje kreun e Arkivave Ardit Bido, ndërkohë që seanca e parë pritet që të zhvillohet muajin e ardhshëm. Në një video që ka postuar në rrjetet e tij sociale, Bido pretendon se është sulmuar vazhdimisht edhe nga mediat në Shqipëri, që sipas tij financohen nga Greqia.
Sipas Bidos sulmet ndaj tij kanë qenë të vazhdueshme, por janë intesifikuar gjatë javëve të fundit, për shkak të qëndrimeve të tij pro shqiptare, në një kohë që në vend ka pasur një debat të zgjeruar, mbi përqindjen e minoritetit grek që jeton në Jug të vendit.
Teksa rendit faktet nga deklarata për media të paguara, te një video e arrestimit të Belerit në vitin 1995, Bido shprehet se asgjë nuk do ta pengojë që të thojë të vërtetën.
Pikërisht deklarata e Bidos se Beleri ka qenë i arrestuar është dhe subjekti i padisë që kryebashkiaku I Himarës ka dorëzuar ndaj drejtorit të Arkivave.
REAGIMI I PLOTË I BIDOS: Shumë më kanë pyetur këto ditë: “Pse je i vetmi që flet për këto çështje?” Në të vërtetë, nuk jam i vetmi, jemi disa, por nuk jemi shumë. Ka ardhur çasti të kuptojmë pse… Të tjerë më pyesin: “Pse flet tani?” Në të vërtetë, këtë që sapo patë, e kam thënë prej disa vitesh… Paterni është që këto fonde sekrete nuk përdoren për arsye jo sekrete.
Emisioni “Opinion”, Tema: “Kë financon Greqia me fonde sekrete në Shqipëri”, data 23 tetor 2018: “Fatmirësisht”, ne jemi një vend me një gazetari që, sidomos në kohën e portaleve, ka shkitur pakëz dhe këtë, besoj, e pranojmë në pikëpamjen profesionale.
…se këto “sulme” me gjasme nga media shqiptare nuk të vijnë as për çështjen, të vijnë për çështje krejt të tjera dhe pa lidhje… …por që e nxjerrin kokën se nga janë si sulme… …deri sa vendosin të flasin edhe publikisht.
Kush mendon se mundet të më frikësojë që të them të vërtetën, sidomos të vërtetën akademike, atë që ka referenca shkencore, atë që është e lidhur me fakte, atë që të çon drejtpërdrejt te burimi dhe jo te fjalët e analistëve, dhe jo te fjalët e politikës së erës së ditës, e ka shumë gabim.
View this post on Instagram
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri mbahet në burg nga data 12 Maj nën akuzën e shitblerjes së votave. E megjithatë kjo nuk e ka penguar atë që të padisë për shpifje Bidon, i cili prej afro 8 vitesh qëndron në krye të arkivave, dhe ka publikuar disa studime, që sipas tij minimizojnë shtrirjen e minoritetit grek në jug të Shqipërisë./Zëri.ai