Aktualitet

Beleri rekurs në Gjykatën e Lartë, ankimon vendimin e GJKKO për dënimin e tij me burg

Fredi Beleri u dënua me 2 vite burgim për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet e 14 Majit 2023 në Himarë, teksa sipas dy shkallëve të GJKKO u provua se pagoi 400 euro për 8 vota.

I.F
Beleri rekurs në Gjykatën e Lartë, ankimon vendimin e GJKKO
Fredi Beleri

TIRANË- Pak kohë pasi u lirua nga qelia, ish-kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri dorëzoi këtë të hënë kërkesën për rekurs në Gjykatën e Lartë. Ishte avokatja e tij, Klodjana Gjyzari që e depozitoi kërkesën e tij në gjykatë. Gjykata e Fierit pranoi kërkesën e Fredi Belerit, për lirimin e tij me kusht nga qelia më 2 shtator, disa javë para se ai të përfundonte dënimin e tij.

Fredi Beleri u dënua me 2 vite burgim për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet e 14 Majit 2023 në Himarë, teksa sipas dy shkallëve të GJKKO u provua se pagoi 400 euro për 8 vota.

Ai u arrestua më 12 maj 2023, por edhe pse nga qelia, arriti të fitojë zgjedhjet e 14 Majit. Por nuk u betua si kryebashkiak i Himarës pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e tij. Edhe pse kurrë nuk u lejua të betohej si kryebashkiak, Atij iu dha leje nga drejtoria e Burgjeve që të bënte betimin si eurodeputet në Parlamentin Europian, si përfaqësues i Greqisë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB