TIRANË- Ish-kryeministrja, Belinda Balluku, ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës së sigurisë "pezullim nga detyra", të vendosur ndaj saj që prej nëntorit 2025. Mësohet se rekursi është depozituar këtë të enjte, ndërsa pritet që Gjykata e Lartë të vendosë ose jo për ndryshimin e masës së sigurisë.
Gjykata e Posaçme firmosi vendimin për ‘pezullim nga detyra’ për Belinda Ballukun më 19 nëntor, në kohën kur Balluku mbante funksionin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Kjo masë u la në fuqi edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Më 26 shkurt kryeministri Edi Rama njoftoi shkarkimin e Ballukut nga detyra, si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tendera me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. GJKKO ka caktuar edhe arrest shtëpie për kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe Erald Elezin, aktualisht drejtor i KESH./ZËRI