
TIRANË- Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është paraqitur sot në Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Balluku është marrë në pyetje për më shumë se 3 orë nga hetuesit e Prokurorisë së Posaçme si person që ka dijeni në lidhje me rrethanat e hetimit lidhur me inceneratorin e Tiranës. Më shumë detaje dha për mediat ajo vetë në një prononcim pasi ka dalë nga SPAK.
"Ishte një thirrje për dosjen 225 që është dosja e inceneratorëve. Duhet të jepja disa sqarime që besoj të kenë shërbyer në zbardhjen e kësaj dosje. Kam dhënë dëshmi që besoj të kenë shërbyer në zbardhjen e kësaj dosje. Kjo është ndarja e re e pushteteve, drejtësia ka punën e saj, qeveria ka punën e saj dhe parlamenti punën e tij. Ne jemi këtu për ta mbështetur drejtësinë. Kjo dosje ka bërë pis të madhe të vogël dhe i ka ardhur koha të zbardhet të ndahet puna e ndershme nga abuzimi pafalshëm,"-u shpreh Balluku para mediave.
MOMENTI ME VIDEO:
Fletëthirrja për numrin dy të qeverisë është bërë nga prokurori Dritan Prençi, i cili po heton çështjen e inceneratorit të Tiranës./ZËRI