Aktualitet

Berisha kërkon të shkojë në Kuvend, GJKKO zbardh vendimin në 15:30! Gjokutaj: Skenar

Në dalje nga GJKKO, avokati Genc Gjokutaj shprehet se ky është një skenar për ta mbajtur Berishën të arrestuar ndërsa shtoi se tashmë të gjitha kërkesat e tyre në gjykatat shqiptare dhe të huaja do ë jetë lirimi i plotë i Sali Berishës. 

E.K
Berisha kërkon të shkojë në Kuvend, GJKKO zbardh vendimin
Genc Gjokutaj

TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Orgaizuar (GJKKO) do të zbardhë vendimin për kërkesën e kryedemokratit Sali Berisha, i cili kërkon të marrë pjesë në seancat e Kuvendit të Shqipërisë. Vendimi nga GJKKO, pritet të jepet në orën 15:30. Në dalje nga GJKKO, avokati Genc Gjokutaj shprehet se ky është një skenar për ta mbajtur Berishën të arrestuar ndërsa shtoi se tashmë të gjitha kërkesat e tyre në gjykatat shqiptare dhe të huaja do ë jetë lirimi i plotë i Sali Berishës. 

Genc GjokatajSeanca u zhvillua mbi bazën e një debati. Ata nuk pranojnë në mënyrë absolute... prokuroria dhe SPAK konceptojnë që zoti Berisha të trajtohet me ligjin e të dënuarve dhe të paraburgosurve. Ata nuk pranojnë në mënyrë absolute, kërkojnë që të trajtohet si një njëri i thjeshtë, pa marrë parasysh mandatin e tij. Kjo është strategjia e Ramës dhe ata e kanë stisur këtë çështje. Këta deri më sot ia kanë arritur që me anë të kësaj gjykate të kapur, të realizojnë këtë skenar. Ne do t’i kundërvihemi me mjetet ligjore. E kemi thënë. Vendimi i gjykatës do të zbardhet në 15:30. Nga sot kërkesa jonë do jetë lirimi i zotit Berisha, në Gjykatat shqiptare dhe të huaja.

Berisha ka kërkuar prej disa javësh që të lejohet të marrë pjesë në seancat plenare në Parlament. Prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar ai ndodhet në arrest shtëpie nën akuzën për korrupsion pasiv, duke i pamundësuar ushtrimin e detyrës si deputet i zgjedhur./ZËRI

Poll

MOS HUMB