Aktualitet

Besimtarët myslimanë nisin nesër muajin e Shenjtë të Ramazanit, KALENDARI

Për 30 ditë rresht, besimtarët e fesë islame do të agjërojnë muajin e Ramazanit.

f.t
Besimtarët myslimanë nisin nesër muajin e Shenjtë të
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Nesër, më 11.03.2024 është dita e parë e muajit të Ramazanit. Koha e syfyrit për vendin tonë përkon në orën 04:23, ndërsa iftari në orën 17:49. Dita e fundit e Ramazanit është më 9 prill, ndërkaq Fitër Bajrami festohet më 10 prill. Dita e fundit e Ramazanit është më 9 prill, ndërkaq Fitër Bajrami festohet më 10 prill.

Besimtarët myslimanë nisin nesër muajin e Shenjtë të
KALENDARI

Për 30 ditë rresht, besimtarët e fesë islame do të agjërojnë muajin e Ramazanit.  Çdo besimtar shpreson në këtë muaj në mëshirën dhe faljen e krijuesit. Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit hënor Islam, zgjat nga 29 ose 30 ditë dhe ku gjatë kësaj periudhe kohe besimtarit mysliman në nderim të krijuesit i duhet të argjërojë nga agimi deri në perëndimin e diellit, duke shmangur ushqimin, lëngjet dhe çdo sjellje negative të njeriut. Përveç pastrimit të shpirtit, agjërimi mbahet për t’u solidarizuar me të varfrit, për të ndarë ushqimin dhe të mirat materiale me ta./ZËRI

Poll

MOS HUMB