Aktualitet

Bie nga lartësia, humb jetën punonjësi i Bashkisë së Peqinit

Faik Rronci ishte duke krasitur pemët, në momentin që ra nga lartësia duke gjetur vdekjen

E.K
Bie nga lartësia, humb jetën punonjësi i Bashkisë së
Peqin

PEQIN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Peqin, ku një punonjës i Bashkisë ka humbur jetën, teksa ka qenë duke krasitur pemët në lagjen "Xhami". Dyshohet se Faik Rronci, 58-vjeç ka gjetur vdekjen për shkak se ka rënë nga lartësia, ku ishte duke punuar paraditen e sotme.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të incidentit me pasoja tragjike.

Peqin/Informacion paraprak: 

Rreth orës 09:30, dyshohet se gjatë punës për krasitjen e pemëve në lagjen “Xhami”, është rrëzuar aksidentalisht, punonjësi i bashkisë, shtetasi F. Rr., 58 vjeç, banues në Peqin. Si pasojë e dëmtimeve, ai ka humbur jetën, në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB