Aktualitet

"Blindohet" fshati Halil në Krujë! E shkrumbuar plotësisht, dalin pamjet makinës së autorëve

Automjeti ti "Toyota" me targa greke, u gjet pak minuta pas atentatit, në një përrua, pranë aksit Fushë Krujë-Krujë, mes fshatrave Halil dhe Zall.

zh.ll

 

"Blindohet" fshati Halil në Krujë! E shkrumbuar
makina e djegur

 

KRUJË- Kjo është makina e atentatorëve të ngjarjes së ndodhur në Rinas, ku mbeti i vrarë miku i Emiljano Shullazit dhe u plagos një tjetër. Automjeti u dogj në fshatin Halilaj të Fushë Krujës, pak kilometra larg vendit të krimit. Siç shikohet nga pamjet, makina është shkrumbuar plotësisht. Policia nuk ndërhyri menjëherë në mjetin e djegur, pasi brenda tij kishte edhe katër armë.

Automjeti ti "Toyota" me targa greke, u gjet pak minuta pas atentatit, në një përrua, pranë aksit Fushë Krujë-Krujë, mes fshatrave Halil dhe Zall. Autorët, pasi kanë kryer atentatin, duke vrarë Gilmando Danin, dogjën makinën në periferinë e Krujës.

Në një reagim, Policia e Krujës dhe detaje rreth makinës së gjetur të shkrumbuar plotësisht, ndërsa bënë me dije se armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore. Ndërkohë, forca të shumta policia ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën për kapjen e autorëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB