Aktualitet

Bllokohet kamioni me 30 tonë misër në Fier, Policia: Ishte pa faturë! Shoferi: E bleva në Sarandë

Mësohet se tregtari e kishte blerë drithin nga fermerët në zonën e Sarandës dhe pritej ta hidhte në treg.

F.I
Bllokohet kamioni me 30 tonë misër në Fier, Policia: Ishte pa
PAMJE NGA KAMIONI

FIER-Një kamion i ngarkuar me 30 tonë misër është bllokuar nga Policia e Fierit për shkak të mungesës së dokumentacionit të blerjes dhe tregtimit të mallit. Aksioni është kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, të cilat referuan materialet në Prokurori. Mësohet se tregtari e kishte blerë drithin nga fermerët në zonën e Sarandës dhe pritej ta hidhte në treg.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh., 61 vjeç, banues në Kavajë, pasi nga kontrolli në automjetin që ai drejtonte, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, u konstatua se transportonte rreth 30 ton drithë (misër), pa faturë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, njoftojnë blutë.

Rasti vjen në një kohë, kur tonelata me misër nga Greqia e Serbia janë bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pasi rezultuan me praninë e një niveli të lartë të aflatoksinës B1./ZËRI

Poll

MOS HUMB