TIRANË- Gjykata e Posaçme vijon procesin gjyqësore ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, teksa në seancën e sotme prokurori i çështjes Elvin Gogaj ka prezantuar listën e dëshmitarëve.
GJKKO ka pranuar gjithashtu kërkesën e avokatëve të ish numrit 2 të qeverisë, Arben Ahmetaj, që ky i fundit të japë shpjegime nëse jep pëlqimin, në gjyqin për dosjen Buka. Ahmetaj mund të dëshmojë me audio ose video konferencë në lidhje me akuzën për shpërdorim detyre për privatizimin e ish fabrikës së Bukës.
Procesi i radhës do të zhvillohet më 24 shkurt, ora 14:00. Sakaq, në seancën e radhës është kërkuar që të thirren dhe të pyeten disa shtetas si dëshmitarë, mes tyre biznesmeni Lirim Fezollari, i cili ka përfituar nga privatizimi ndërsa në listë është edhe familja Myderizi si dhe ish-ministri Financave Shkëlqim Cani.
Lista e plotë me dëshmitarët që ka kërkuar SPAK
1. Arben Myderizi
2. Adrian Myderizi
3. Shkëlqim Cani
4. Geraldina Prodani
5. Fatmir Hoxhaj
6. Klodian Mene
7. Roza Naumi
8. Endri Duçka
9. Ergys Qirici
10. Hysen Caka
11. Rudian Karamuço
12. Manjola Fagu
13. Nuri Sopaj
14. Idli Xhoxhi
15. Adriana Sheti
16. Dezdemoda Aliçkaj
17. Silvana Gjikdhima
18. Emil Nova
19. Igli Gugashi
20. Federik Seiti
21. Florian Pustina
22. Lirim Fejzullai
Në dhjetor 2024 GJKKO vendosi ta kthejë në SPAK dosjen 'Buka' për plotësim të hetimeve. Në këtë çështje Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim të detyrës” gjatë procesit të privatizimit të ndërmarrjes “Buka sh.a”, duke shkaktuar një dëm prej miliona eurosh në buxhetin e shtetit.
Arben Ahmetaj, në cilësinë e Ministrit të Ekonomisë, zhvilloi ankandin për shitjen e aksioneve të “Buka” sh.a në vitin 2015, ku iu kalua biznesmenit Fezollari edhe prona që iu është njohur trashëgimtarëve të ish-pronarit të shpronësuar në vitin 1945 nga regjimi komunist. Dëmi që llogaritet nga privatizimi i ish-fabrikës së bukës llogaritet të jetë 700 milionë lekë.
Ish-zv kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj është aktualisht në kërkim ndërkombëtar, teksa mbi të rëndojnë akuzat “Korrupsion pasiv”, “Fshehje pasurie” dhe “Pastrim parash”. Ish-numrit dy të qeverisë i janë sekuestruar disa pasuri. Disa prej pronave dyshohet se janë vendosur nga raporti që ka pasur Ahmetaj me pronarët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Vetë Ahmetaj i ka mohuar vazhdimisht akuzat, qoftë për dosjen e inceneratorëve, qoftë për privatizimin e ish-shoqërisë Buka./ZËRI