Aktualitet

'Ti ia ke nxjerr trutë'/ MESAZHET, vajza e Bedrie Lokës i shkruante babait: Rref mamin, s'ta lejojmë

Në bisedë vajza i kërkon që të kthehet për Vitin e Ri dhe të sqarohet me nënën e tyre, ndërsa i kërkon të mos ushtrojë dhunë, pasi as ajo dhe as fëmijët e tjerë nuk do të ia lejojnë.

E.K

 

'Ti ia ke nxjerr trutë'/ MESAZHET, vajza e Bedrie Lokës i
Bedrie Loka dhe mesazhet

TIRANË- Publikohen mesazhet që vajza e Bedrie Lokës, shkëmbente me të atin, Xhemal Loka, në lidhje me dhunën që ky i fundit ushtronte mbi nënën e tyre. Në bisedë vajza i kërkon që të kthehet për Vitin e Ri dhe të sqarohet me nënën e tyre, ndërsa i kërkon të mos ushtrojë dhunë, pasi as ajo dhe as fëmijët e tjerë nuk do të ia lejojnë. Në mesazhet e publikuara nga "Uniko", Xhemal Loka i kërkon vajzës së tij, Rozalindës, të mos ndërhyjë në marrëdhënien e tij me Bedrien pasi as ai nuk i ndërhynte në punët e saj, vajza ishte e fejuar.

Biseda:

Vajza: Mua më keni bërë të huaj. Po kur ti bën të padrejtë me mamin e ne fëmijët s’do ta lejoj fare. Se i ke ca gabime dhe ti o bab. Hajde për Vit të ri dhe merru vesh me të vetë.

Babai Xhemal Loka: Ti don me qan fmi taman, ti me kët qëndrim që të thashë unë nuk ke asnjë të drejtë.

Vajza: Kur ti bon sherr në familje rref mamin e bo këto gjona, jo unë po krejt fëmijët s’ta lejojmë. Ti kur i bën mamit ato gjëra s’do as ne.

Babai Xhemal Loka: Se mami jot nuk ka asnjë të drejtë me shku kund pa më pyet mua.

Vajza: Ti a thu se për mua ka vdek. Ajo s’është askushi. Hajde për Vit të Ri merru vesh me të.

Babai Xhemal Loka: Kaq di të them. Veji gishtin kokës.

Vajza: Ok ok. Të thashë edhe njëherë do ndërhyj kur do ti. Bo të padrejtë, rri e kërcënon. Me mua s’ke punë fare t’më peshosh mua me faj.

Babai Xhemal Loka: Unë nuk të kam ndërhyrë në familjen tënde.

Vajza: Po kur kam problem me familje do më dalësh përzot si bab. Unë shof se ju rrini e rrifi normal që do ndërhyj se jeni familja ime.

Babai Xhemal Loka: Dhe ti nuk ke asnjë të drejtë të fusësh hundët te familja ime merre vesh se ç’a po të them.

Vajza: Kur duheni s’kam pse ndërhyj, shyqyr si duheni.

Babai Xhemal Loka: Se ja ke qit met mamit tan dhe një shoqe e asaj.

Vajza: Kur rrifi ç’a të rri të shoh se ç’a jeni t’u ba.

45-vjeçari Xhemal Loka u arrestua të shtunën pas hetimeve të para që nxorën në dritë se ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes e ka dhunuar dhe në sy të fëmijëve të tij. Ndërsa sot, Gjykata e Durrësit e la sot në masën e sigurisë "arrest me burg", pasi akuzohet për 2 vepra penale: shtyrje drejt vetëvrasjes dhe armëmbajtje pa leje. Vëllezërit e Bedrie Lokës knë pretenduar se ajo është varrosur me shenja dhune, fakt që e kanë pohuar edhe fëmijët e të ndjerës, të cilët e kanë dëshmuar edhe para hetuesëve gjendjen e rëndë emocionale, me të cilën "bashkëjetonte" prej vitesh nëna e tyre. Deri më 2 janar...natë kur ajo vendosi që t'i jepte fund jetës së saj./ZËRI

MOS HUMB