Aktualitet

Elia i ulëret Princit: Ti preke me dorë babain tim?! Ke falsifikuar diplomat, do të denoncoj

Elia e denoncon publikisht duke u shprehur se Princi ka falsifikuar diplomën e tij dhe ka mashtruar shtetin shqiptar.

k.m.
Elia i ulëret Princit: Ti preke me dorë babain tim?! Ke falsifikuar
Momenti i dhunës

TIRANË- Dalin pamjet e momentit të përplasjes së Elia Zaharias me Princ Lekën. Ky i fundit ka filmuar gjithë momentin e përplasjes mes tyre, ku Elia i kërkon llogari se përse i ka goditur të atin. Pyetje që ia bën disa herë, ndërsa Princi i thotë se nuk e ka prekur. Gjithashtu kjo e fundit e denoncon publikisht duke u shprehur se Princi ka falsifikuar diplomën e tij dhe ka mashtruar shtetin shqiptar.

Elia: Ti të prekësh me dorë prindin tim që të ka mbajtur me bukë?
Princi Leka: Nuk kam prekur asgjë me dorë.
Elia: Ti ke prekur me dorë babin tim?! I ke gjuajtur babit tim, 70 vjeç babi im
Princi Leka: Mos më prek!
Elia: Ti falsifikator! I ke gjuajtur babait tim. Si mund të prekësh me dorë prindin tim që të ka mbajtur me bukë. Të rrahësh ti babin tim.
Princi Leka: Au
Elia: Unë do të të çoj në gjyq ty. Mos më bëj viktimën. Do të të çoj në gjyq ty, falsifikator. Diplomat i ke falsifikuar...I ke thënë shtetit shqiptar që ti ke bërë shkollë, ti nuk ke shkollë. Ti je pa shkollë, ti ke 4 klasë shkollë.

Princ Leka dhe Elia Zaharia pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri pasditen e djeshme. Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Në komisariat ka qenë edhe babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia i cili ka denoncuar po ashtu Princin për dhunë. Princi në dëshminë e tij ka treguar se gjithçka ka ndodhur kur ka shkuar të takojë të bijën dhe në ato momente vajza e mitur ka qenë me Gjergj Zaharinë, ish-vjehrri i tij, i cili po kujdesej për mbesën, pasi Elia nuk ndodhej në banesë. Këtë takim të dy e përshkruajnë të dhunshëm, teksa Princi pretendon se është dhunuar nga Gjergj Zaharia, ndërsa ky i fundit ka thënë se është i moshuar dhe s’mund të dhunojë askënd./ZËRI

Poll

MOS HUMB