
BRITANI E MADHE-Një djalë dhe një vajzë me origjinë nga Shqipëria janë të arrestuar në Londër, pasi u dënuan për furnizim me drogë të klasit A në Bury St Edmunds, shkruajnë mediat e huaja.
Jurgen Kapica dhe Vinjola Geca, të dy 23-vjeç, dolën para Gjykatës të premten më 26 prill, ku u dënuan përkatësisht me tre vjet e katër muaj dhe dy vjet e gjashtë muaj burg. Kapica dhe Geca, të cilët vendbanojnë në Redbridge, ishin deklaruar fajtorë në një seancë të mëparshme për dy akuza: për furnizimin me kokainë (midis 3 korrikut 2023 dhe 24 janarit 2024); dhe posedim të kokainës me qëllim furnizim.
Ata u arrestuan në janar të këtij viti në një shtëpi në Woodford Green pasi detektivët identifikuan një numër telefoni që përdorej për të ofruar kokainë në qytet pas arrestimit të katër vrapuesve të drogës. Gjatë bastisjes u sekuestruan celularë, çanta me drogë të klasit A dhe para të gatshme. Kapica u zbulua se ishte i lidhur me shtatë numra të ndryshëm celularë dhe kontrollonte linjën ‘Sarah Albo’ me një sërë metodash. Geca ishte e dashura e tij dhe u zbulua se punonte bashkë me Kapicën për të drejtuar linjën e drogës./ZËRI