Aktualitet

Dashuri e ndaluar! Viktima plagosi vajzën ditën e fejesës, si nisi konflikti mes dy familjeve

Për t’u hakmarrë Petrit Kuka e plagosi vajzën kur ajo u fejua.

f.t
Dashuri e ndaluar! Viktima plagosi vajzën ditën e fejesës, si
foto ilustruese

MAT-Detaje tronditëse janë zbuluar pas vrasjes së Petrit Puplës në Mat. Mësohet se 52-vjeçari ishte i dashuruar me vajzën e autorit, Islam Matës dhe kërkoi të fejohej me të, por familja e vajzës nuk e pranoi dhe e fejuan vajzën me dikë tjetër.

Për t’u hakmarrë Petrit Pupla e plagosi vajzën kur ajo u fejua. Plagosja ndodhi në vitin 2013 dhe prej atëherë marrëdhëniet kanë qenë konfliktuale mes dy familjeve.

Vrasja e Petrit Puplës ka ndodhur në fshatin Vig të Burrelit, ku 63-vjeçari Islam Mata pasi ka qëlluar për vdekje me armë gjahu 52-vjeçarin ka lajmëruar policinë dhe është vetëdorëzuar duke pranuar krimin./ZËRI

Poll

MOS HUMB