Aktualitet

DEBATE për "Gërdecin"/ Irena Gjoka nxjerr nga salla avokatin Ardian Visha: Dil jashtë! E përmbushe misionin!

Seanca e sotme për çështjen e Gërdecit është shënuar me përplasje mes mbrojtjes së ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut dhe ekspertëve që kanë përcaktuar dëmin ekonomik të shkaktuar nga shpërthimi i 15 marsit 2008.

k.m.
DEBATE për "Gërdecin"/ Irena Gjoka nxjerr nga salla avokatin
Ardian Visha

TIRANË- Fillimisht e paralajmëroi dhe më pas e përjashtoi nga salla. Seanca e sotme për çështjen e Gërdecit është shënuar me përplasje mes mbrojtjes së ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut dhe ekspertëve që kanë përcaktuar dëmin ekonomik të shkaktuar nga shpërthimi i 15 marsit 2008.

Pas disa paralajmërimesh nga gjyqtarja Irena Gjoka, avokati Ardian Visha sërish nuk i është bindur, kështu që i është kërkuar që të dalë nga salla. 

"Dil jashtë! E përmbushe misionin!,"-mësohet se i ka thënë Gjoka, ndërsa avokati Visha i është përgjigjur: Vazhdo me telekomandimin!

Në këto kushte seanca është shtyrë për t'u zhvilluar më 17 korrik, ora 9.00./ZËRI

Poll

MOS HUMB