Aktualitet

"Demokracia vdes në errësirë”, gazetarë e punonjës të Focus Media News sërish në protestë

Punonjësit e medias, përveç se paralajmëruan se do të vazhdojnë të protestojnë dhe të kërkojnë drejtësi, kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve ndërkombëtare për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe funksionimin normal të medias në Shqipëri.

k.m.
"Demokracia vdes në errësirë”, gazetarë e
Pamjet nga protesta

TIRANË- Më 11 gusht 2025, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ekzekutoi një vendim të papritur dhe të diskutueshëm për të shembur urën lidhëse mes ndërtesës së Neës24 dhe redaksisë së Panorama TV. Ky tunel, shërbente si nyja kyçe teknike për lidhjen e serverave dhe pajisjeve të transmetimit të Neës24, u konsiderua e paligjshme nga autoritetet, pavarësisht kontratës së ndërtesës që kishte vlefshmëri deri në vitin 2033. Shembja e kësaj strukture shkaktoi menjëherë ndërprerjen totale të sinjalit të Neës24, duke lënë kanalin informativ jashtë ajrit dhe duke dëmtuar rëndë infrastrukturën teknike dhe financiare të grupit mediatik të njohur, i cili përfshin edhe Balkanëeb, Panorama dhe Gazetën Shqiptare.

Ky akt u perceptua nga shumica e punonjësve dhe opinionit publik si një goditje e rëndë ndaj lirisë së shprehjes dhe një ndërhyrje serioze në pavarësinë e medias. Menjëherë pas shembjes, Neës24 ndërpreu transmetimin që nga ora 07:36 e datës 9 gusht, duke shfaqur një ekran me shirita vertikalë dhe mungesë sinjali, një gjendje që shqetësoi jo vetëm gazetarët, por edhe publikun e gjerë.

Në reagim ndaj këtij veprimi, gazetarët dhe punonjësit e Focus Media Neës organizuan sot një protestë të hapur përpara godinës, duke kërkuar rikthimin e menjëhershëm të transmetimit dhe ndalimin e çdo ndërhyrjeje të mëtejshme. Me pankarta që mbanin mesazhe të forta si: “Ne s’jemi kriminelë që na sillni polici e ushtri” dhe thirrje për respektimin e ligjit dhe demokracisë, ata dënuan ashpër përdorimin e forcës dhe mënyrën me të cilën po trajtohej media në vend. Protestuesit paralajmëruan se ky është një moment kritik për demokracinë në Shqipëri, duke theksuar se "demokracia vdes në errësirë" kur zëri i medias dhe e drejta për informim censurohen.

"Demokracia vdes në errësirë”, gazetarë e
Pamjet nga protesta

Ky konflikt ka edhe një dimension institucional të thellë. Autoritetet kanë shprehur dëshirën që prona dhe strukturat teknike të ndërtesës, përfshirë urën lidhëse të shembur, t’i kalojnë një kompanie shtetërore të njohur si “KAYO”, një subjekt i lidhur me prodhimin dhe tregtimin e armëve. Kjo situatë ka përshkallëzuar tensionet mes grupit mediatik dhe institucioneve shtetërore, duke ngritur pyetje serioze për pavarësinë e mediave dhe përdorimin e pushtetit në vend.

Punonjësit e medias, përveç se paralajmëruan se do të vazhdojnë të protestojnë dhe të kërkojnë drejtësi, kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve ndërkombëtare për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe funksionimin normal të medias në Shqipëri. Ata theksojnë se mbyllja e sinjalit të News24 nuk është thjesht një çështje teknike apo ligjore, por një sulm i drejtpërdrejtë ndaj një prej shtyllave kryesore të demokracisë: informimit të lirë dhe të pavarur.

Ndërkohë gazetarja e njohur Klodiana Lala tha se "News24" është një histori suksesi dhe se do të ringrihet sërish.

Klodiana Lala: News24 është një histori suksesi. Ne jemi këtu sepse o ta ringremë këtë televison pavarësisht arrogances së pushtetit, barabarisë që u futën forcat e ushtrisë dhe policies. Gazetaria është mison. Jam dëshmitare prej 19 vitesh se si janë përcuar lajmet në këtë redaksi, kemi qenë aty ku ngjarja ka ndodhur. News24 do të jetë për të raportuar cdo detaj për qytetarët. Sot ishte radha e News24, nesër do të jetë radha diku tjetër, News24 është histori që do vijojë, s’ka police e ushtarë të na ndalojë. Publiku sërish do kthejë televizionin tek News24.

Ngjarjet e fundit kanë shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe komunitetin ndërkombëtar, që shprehin shqetësim për shkeljen e të drejtave themelore të medias dhe për një klimë të tensionuar që rrezikon pluralizmin dhe lirinë e shtypit në Shqipëri. Ata kërkojnë dialog, zgjidhje të drejtë dhe garantimin e kushteve për qëndrueshmëri dhe pavarësi mediatike./ZËRI

Poll

MOS HUMB