Aktualitet

Dënimi i Ervin Salianjit, Gjykata e Tiranës shqyrton sot kërkesën e depozituar nga avokatët e tij

Ndërsa Gjykata e Lartë, më 15 tetor do të shqyrtojë kërkesën e tij për pezullimin e dënimit me burg.

I.F
Dënimi i Ervin Salianjit, Gjykata e Tiranës shqyrton sot
Ervin Salianji

TIRANË- Sot në Gjykatën e Tiranës do të shqyrtohet kërkesa që ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka depozituar me anë të avokatëve, për shtyrje të ekzekutimit të dënimit. Bëhet me dije se kërkesa e tij do të shqyrtohet sot në orën 12:30.

Kjo kërkesë u depozitua më 27 shtator, po në të njëjtën ditë ku ai u vetëdorëzua në polici pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi atë me 1 vit burg për dosjen “Babale”. Salianji pritet të përfaqësohet nga avokatët e tij dhe mësohet se nuk do të jetë i pranishëm në seancën gjyqësore. Avokatët priten të tërhiqen nga kërkesa e depozituar, pasi nuk ka më objekt. Ndërsa Gjykata e Lartë, më 15 tetor do të shqyrtojë kërkesën e tij për pezullimin e dënimit me burg.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji po kryen dënimin në burgun e Fierit, pasi Apeli e shpalli të fajshëm për "kallëzim të rremë" për dosjen ‘Babalja’. Me dënimin e tij, Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, por ashtu siç pritej, politikani demokrat e apeloi vendimin në Gjykatën e Lartë. Por sërish mandatin e ka humbur! Në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike. /ZËRI

Poll

MOS HUMB