Aktualitet

Detaje nga DOSJA/ “Sky” nxjerr Zarkën në grupin e kultivimit të drogës në Selenicë të Vlorës, kush u arrestua

Rasti është çuar në gjykatën e Vlorës me disa të pandehur, ku sipas SPAK, në bisedat e kryera në “Sky” është arritur në përfundimin se Aurel Zarka, i ka ndihmuar në disa nga të pandehurit kundrejt pagesës.

f.t
Detaje nga DOSJA/ “Sky” nxjerr Zarkën në grupin e
Aurel Zarka

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur detaje lidhur me arrestimin e prokurorit Aurel Zarka, ndaj të cilit rëndojnë 3 akuza. Ndërkohë që 3 personat e tjerë që janë përfshirë në korrupsion së bashku me Zarkën, nuk është arritur që të vihen në pranga. Bëhet fjalë për ish-oficeren e krimeve të rënda Eriona Dautaj, aktualisht studente në shkollën e Magjistraturës, si dhe biznesmenin Astrit Vladi e avokatin Radovan Çela. Një nga çështjet për të cilat është arrestuar drejtuesi i prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, është një procedim penal që lidhet me kultivimin e drogës në Selenicë të Vlorës. 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e verifikimeve të kryera kryesisht, ka rregjistruar procedimin penal nr.26, datë 07.02.2024, për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 245/1, 319, 319/ç, 295/a paragrafi (3) dhe 283/a të Kodit Penal.  Çështjen penale në ngarkim të shtetasve Altin Veizaj etj, të akuzuar për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal, të gjykuar në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë,"-thuhet në njoftimin e SPAK.

Kjo dosje e hetuar dhe përfaqësuar në gjykatë nga prokurori Aurel Zarka, është tërhequr nga arkiva e prokurorisë, duke u marrë në verifikim nga “Sky”. Sipas SPAK, ky operacion antidrogë është kryer nga policia dhe prokuroria e Vlorës, ku në 17 Tetor 2019 Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë,reparti “Shqiponja” dhe efektivë të Policisë së Vlorës, kanë finalizuar operacionin “Vjeshta”. Njeriu që ka ndjekur hetimin e kësaj dosje dhe gjykimin është Aurel Zarka, ku 7 persona janë arrestuar, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Hetimi ka zgjatur 6 muaj, dhe kanë qenë agjentë civilë që kanë hasur tendencën e këtyre personave për të planizuar mbjelljen e kanabisit, shkruan Oranews. Personat e arrestuar në 2019 janë Mario Veizaj, Romeo Likaj, Cerçiz Velaj,Enton Likaj, Daniel Nikaj, Altin, alias Shkëlzen Veizaj). Gjatë operacionit janë asgjësuar disa parcela me drogë. Rasti është çuar në gjykatën e Vlorës me disa të pandehur, ku sipas SPAK, në bisedat e kryera në “Sky” është arritur në përfundimin se Aurel Zarka, i ka ndihmuar në disa nga të pandehurit kundrejt pagesës.

Poll

MOS HUMB