Aktualitet

Detaje nga operacioni “Botoks”, tre persona janë vënë në pranga

Tre të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa gjashtë po hetohen në gjendje të lirë.

F.m
Detaje nga operacioni “Botoks”, tre persona janë vënë
Foto Ilustruese

TIRANË- ZËRI ka zbardhur detaje nga operacioni që po zhvillohet në qendrat estestike apo parukeritë në të cilat realizohet dhe procedura e injektimit të botoksit. Burime për ZËRI-n, konfirmojnë se tre persona janë vënë në pranga. Tre të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa gjashtë po hetohen në gjendje të lirë. Ende nuk dihen identitetet e personave të përfshirë apo roli i tyre në qendrat estetike.

Në total, Krimi Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka ushtruar kontroll në rreth 30 qendra estetike e parukeri në Tiranë, për mallra kontrabandë. Kontrolle janë ushtruar edhe në banesa ku dyshohet se pronarët e këtyre qendrave mbanin stok mallin kontrabandë.

Deri më tani nuk ka asnjë njoftim lidhur me aksionin nga ana e organteve kompetente.

Poll

MOS HUMB