
Hotel Greccia
HIMARË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Dhërmi, ku Eraldo Nevruzi, 31 vjeç është marrë peng dhe më pas është vrarë. Raportohet se autori i dyshuar, Gerald Shehu, është një prej bashkëpronarëve të hotelit "Greccia", ku punonte si recepsionist 31-vjeçari që mbeti i vdekur.
Vrasja dyshohet se ka ndodhur në një nga dhomat e hotelit. Policia pretendon se autori është larguar drejt Greqisë. Ndërsa për ngjarjen deri më tani janë marrë në pyetje 29 persona, por nuk dihet se cila është lidhja e tyre me ngjarjen./ZËRI
Poll