Aktualitet

Dhuna mes të miturve, 2 raste të rënda raportohen brenda një dite të Tiranë

Dy raste të rënda dhune mes të miturve janë raportuar brenda pak orësh në Tiranë, ndërkohë që kanë nisur verifikimet dhe shoqërimet për rastet.

E.K
Dhuna mes të miturve, 2 raste të rënda raportohen brenda një
Dhuna te te miturit

TIRANË- Dy vajza të mitura, motra, janë dhunuar nga bashkëmoshataret e tyre, ndërkohë që prindërit kanë denoncuar rastin në komisariatin numër 3 të Tiranës.

Policia e kryeqytetit njofton se kanë qenë prindërit e dy vajzave të mitura që kanë denoncuar rastin, ndërkohë që të dyshuara janë 4 bashkëmoshtare të tyre.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 janë paraqitur shtetasit G. P., 55 vjeç, dhe E. P., 48 vjeçe, të dy banues në Tiranë, të cilët kanë kallëzuar se dy vajzat e tyre të mitura, dyshohet se janë dhunuar nga 4 bashkëmoshataret e tyre. Materialet në lidhje me këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vlerësim”, njoftoi policia e Tiranës, ndërkohë që ky është rasti i dytë i dhunës në pak orë.

Më herët gjatë ditës së djeshme në media u bë virale një tjetër rast dhune, ku një djalë rrihej nga bashkëmoshtarët e tij, ndërkohë që policia shoqëroi 3 të mitur të moshave 13 deri në 15 vjeç.

video shiheshin disa djem duke dhunuar bashkëmoshatarin e tyre, të cilët dyshohet se i përkisnin klasave të 8 ose të 9-ta në shkollën "Drita Pelniku".

“Në lidhje me një video të postuar në portalin JOQ, në të cilën shfaqen disa shtetas të mitur, që dhunojnë bashkëmoshatarin e tyre, ju sqarojmë se: 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, menjëherë pas publikimit të pamjeve, kanë organizuar punën për verifikimin e rastit. Si rezultat i veprimeve, janë identifikuar dhe shoqëruar në komisariat, 3 autorët e dyshuar, të moshave 13 dhe 15 vjeç.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kanosja" dhe "Dëmtime të tjera me dashje"

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm”, njoftoi policia./Zëri

Poll

MOS HUMB