Video

Dhuna nga fisi Rraja, mjeku: Plagosje e lehtë! Jashar Maja: Do bëj vetëgjyqësi, ende s'e kemi marrë veten

I njëjti, i cili ekspertoi edhe Xhisiela Malokun në 25 korrik 2018 pas akuzave të saj për dhunë ndaj Rexhep Rrajës, vlerëson se dhuna e shkaktuar nga fisi Rraja, është një "plagosje e thjeshtë".

k.m.
Dhuna nga fisi Rraja, mjeku: Plagosje e lehtë! Jashar Maja: Do bëj
Jashar Maja

FUSHË KRUJË- Ekspertiza mjeko-ligjore për të dhunuarit nga fisi Rraja ka vënë në pikëpyetje analizën e bërë nga mjeku Elton Serani. I njëjti, i cili ekspertoi edhe Xhisiela Malokun në 25 korrik 2018 pas akuzave të saj për dhunë ndaj Rexhep Rrajës, vlerëson se dhuna e shkaktuar nga fisi Rraja, është një "plagosje e thjeshtë". Si pasojë, ky vlerësim lehtëson akuzat e ngritura nga Prokuroria e Tiranës, ndaj anëtarëve të fisit Rraja për dhunën barbare të ushtruar në Krujë më 6 korrik ndaj kushërinjve Jashar e Bilbil Maja, pas konfliktit për guroret që operojnë në zonë. 

Jashar Maja në një intervistë ekskluzive për "Report TV" u shpreh tepër i indinjuar lidhur me konkluzionet e akt-ekspertimit që dhunën me shkopinj gome dhe bejsbolli, mesditën e 6 korrikut 2023. Pamje që në momentin e publikimit tronditën opinionin publik, e po ashtu i kushtuan edhe mandatin Rrahman Rrajës. Ndërsa shtoi se ai vetë as nuk ka shkuar për t'u marrë në pyetje. 

“Jam shumë i zhgënjyer nga shteti shqiptar. Në mes të ditës thuhet nuk është dhunë. Po të ishte në një shtet tjetër do bëhej nami. Nuk e di ku të ankohem. Me atë mjek ligjor duhet të merret SPAK. Personalisht isha në një rast vdekjeje. Familjarët më njoftuan. Më informoi edhe shefi i postës në Fushë Krujë. Kam për të shkuar të firmos akt ekspertizën, për tu njohur. Nuk e di kush është ai doktor. A ka fëmijë familje? A më ka dhimbur mua apo atij. Unë edhe sot nuk mund të udhëtoj me makinë pasi kam marrje mendsh. Edhe ende marr ilaçe për atë punë. E di unë sa jam rrahur, çfarë kam hequr,"-tha Jashar Maja. 

Në ekspertizën mjeko-ligjore që mban datën 24 korrik 2023, dëmtimet e shtetasve Jashar e Bilbil Maja e klasifikojnë veprën penale të kryer ndaj tyre si “plagosja e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal. Kjo vepër penale, që ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë më tepër se 9 ditë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Ndërkohë që pas publikimit të raportit mjekoligjor, Prokuroria e Tiranës reagoi dje duke bërë me dije se veprën penale e ka regjistruar për "plagosje të rëndë" dhe se akuza për të prangosurit dhe të shpallurit në kërkim, nuk ka ndryshuar.

HISTORIA E DHUNËS NË BORIZANË

Dhuna e ushtruar ndaj familjes Maja më 6 korrik, tronditi vendin. Organet e rendit thanë se shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës. Pas ankesave, fisi Rraja shkuan në një lokal dhe i dhunuan pa pushim me shkopinj në trup e kokë, madje i drejtuan edhe armë zjarri. Videoja u bë publike dhe në kërkim janë shpallur Rexhep Rraja djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja dhe vëllai i tij, Xhelal Rraja. Të tjerët janë identifikuar si Flamur Rraja, Klajdi Rraja, Edison Meta dhe Përparim Rraja. Në qeli po qëndrojnë Ineid Rraja, Eni Kulla dhe Andi Rraja, ndërsa pronari i lokalit Kujtim Përdaku është lënë në detyrim paraqitje nga Gjykata e Tiranës.

Poll

MOS HUMB