Aktualitet

Dhunonte gruan dhe fëmijët! Kush është Erdgys Arrazi, vëllai i tij u akuzua për vrasjen e Endri Mustafës

Erdgys Arrazi është arrestuar disa vite për parë për kultivim kanabisi.

f.t
Dhunonte gruan dhe fëmijët! Kush është Erdgys Arrazi,
Erdgys Arrazi

SHKODËR- Erdgys Arrazi, 31-vjeç është arrestuar ditën e djeshme nga policia pasi akuzohet për dhunë ndaj gruas dhe tre fëmijëve të tij, të cilët dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna. Në dëshminë e tij Arrazi ka mohuar akuzat e dhunës dhe nuk dha asnjë detaj rreth ngjarjes. Vetë ai ka denoncuar në polici “zhdukjen” e gruas. Ai ka thënë se që prej dy ditësh nuk ka asnjë kontakt me të shoqen. Policia ka nisur hetimet për për gjetjen e saj.

Kush është Erdgys Arrazi

Arrazi, 31 vjeç, i arrestuar nga policia e Shkodrës për veprën penale “Shkaktim i vetëvrasjes”, është një emër i njohur për policinë. Ai është arrestuar disa vite për parë për kultivim kanabisi.

I arrestuari është vëllai i Edison Arrazi. Vëllai i Arrazit ishte akuzuar për vrasjen e Endri Mustafës me 6 plumba në trup më 17 maj 2021, në zonën e Livadheve të Shkodrës. Por, Edison Arrazi u la në burg vetëm për posedim kanabisi, pasi nuk u provua se ishte përfshirë në ngjarje. Ibrahim Lici është shpallur në kërkim pasi akuzohet si urdhëruesi i eliminimit të Endri Mustafës. Vetë bashkëshortja e Mustafës do të deklaronte disa kohë pas ngjarjes, se Lici nuk ishte në listën e të dyshuarve. 

Arrestimi i Erdgys Arrazi

Arrestimi i tij u bë pas denoncimit të motrës së Alma Arrazit, se Erdgysi e dhunonte barbarisht së bashku me fëmijët. Alma Arrazi, 39 vjeç, së bashku me tre fëmijët e mitur ishte larguar nga shtëpia dy ditë më parë. 9-vjeçarja, vajza e çiftit u gjet e pajetë në ujërat e lumit Drin, ndërsa dyshohet se është vetëmbytur. Ndërkohë palombarët vijojnë kërkime, pasi dyshohet se edhe Alma Arrazi së bashku me dy fëmijët e tjerë të jenë vetëmbytur./ZËRI

Poll

MOS HUMB