Aktualitet

Dhunuan 39-vjeçarin dhe një person që hyri për t’i ndarë, arrestohen 2 persona në Tiranë

Sherri mes tyre dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta

I.F
Dhunuan 39-vjeçarin dhe një person që hyri për t’i
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Një 34- vjeçar dhe një 32-vjeçar janë arrestuar në Tiranë, pasi kanë dhunuar një 39-vjeçar. Mësohet se 39-vjeçari ndodhet në spital si pasojë e plagëve të marra. Sherri mes tyre dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Dy të arrestuarit, kanë goditur edhe një 29-vjeçar, i cili ka ndërhyrë mes tyre për të shuar konfliktin.

Policia bën me dije se në lidhje me këtë ngjarje, po hetohet në gjendje të lirë edhe një 22-vjeçar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit B. P., 34 vjeç dhe Xh. M., 32 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 22 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht një 39-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, këta shtetas i kanë shkaktuar dëmtime të lehta dhe një 29-vjeçari, i cili ka ndërhyrë për të shuar konfliktin”, njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB