Aktualitet

Dhunuan bashkëatdhetarin, arrestohen vëllezërit shqiptarë në Itali (EMRAT)

E kanë sulmuar shqiptarin në sy të gruas së tij dhe djalit të tyre të mitur.

f.t
Dhunuan bashkëatdhetarin, arrestohen vëllezërit shqiptarë
PAMJE NGA NGJARJA

ITALI- Policia italiane ka vënë në pranga dy vëllezër shqiptar nën akuzën e dhunës, shkeljes së ligjit dhe kanosjes. Simon dhe Dritan Vallja, 39 dhe 35 vjeç, njëri prej të cilëve tashmë i njohur për autoritetet italiane, u arrestuan për një sherr në një lokal në qendër të qytetit Campofelice di Roccella.

Burime për mediat italiane raportojnë se dy vëllezërit shqiptarë kanë pasur një mosmarrëveshje me një bashkëatdhetar 40 vjeçar. Vëllezërit pasi kanë gjetur shtëpinë e tij, kanë thyer derën dhe kanë hyrë brenda. Më pas, e kanë sulmuar shqiptarin në sy të gruas së tij dhe djalit të tyre të mitur.

/ZËRI

 

Poll

MOS HUMB