
FOTO ILUSTRUESE
VAU I DEJËS- Dy persona janë shpallur në kërkim pas një sherri të ndodhur për motive të dobëta në Vaun e Dejës. Një 64-vjeçar dhe një 29-vjeçar dyshohet se kanë dhunuar me sende të forta një 24-vjeçar.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materiale në Prokurori dhe po punon për kapjen e shtetasve 64 vjeç dhe 29 vjeç, pasi dyshohet se më datë 08.08.2024, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta një 24-vjeçar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./ZËRI
Poll