
DIBËR- Tritol në Dibër. Raportohet se lënda plasëse është hedhur në oborrin e një banese në fshatin Çidhën. Banesa është në pronësi të I.P, ndërsa fatmirësisht raportohet veëm për dëme të vogla materiale. Policia e Dibrës ka nisur hetimet. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes apo kush fshihet pas saj.
NJOFTIMI I POLICISË:
Dibër/Informacion paraprak. Në orët e vona të mbrëmjes datë 13.07.2024, në oborrin e banesës së shtetasit I.P., në fshatin Fushë-Çidhën është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve./ZËRI