Aktualitet

Sazani sot 'në duart' e Kushner! HISTORIA e ishullit të pabanuar

Ishulli, që dikur ishte bazë e 3 000 trupave ushtarake, në vitin 2010 u shpall park i mbrojtur.

f.t
Sazani sot 'në duart' e Kushner! HISTORIA e ishullit të
Ishulli i Sazanit

VLORË- Lajmi se firma “Affinity Partners” e Jared Kushner, dhëndri i ish-Presidentit amerikan dhe kandidatit aktual republikan, Donald Trump, po diskuton për tre investime në zhvillimin e pronave në Ballkan që mund të kalojnë 1 miliard dollarë. Mes këtyre projekteve zë pjesë edhe Shqipëria. Firma me bazë në Miami ka në plan të transformojë ishullin e Sazanit, që më parë ishte një bazë ushtarake, në një komunitet luksoz të markës “Aman”.

Historia e Ishullit të Sazanit

Ishulli i Sazanit ka një sipërfaqe prej 5.7 kilometrash katrorë dhe shtrihet në hyrje të Gjirit të Vlorës. Aty ende ka tunele dhe llogore nga koha kur ishte bazë ushtarake për t’u bërë ballë sulmeve nukleare nga Perëndimi. Gjatë kohës së Luftës së Ftohtë ishulli i Sazanit ka shërbyer si bazë ushtarake detare ku ishin vendosur kryesisht anijet luftarake, artileria bregdetare etj. Gjatë periudhës së komunizmit ishulli ka qenë i banuar nga rreth 10 mijë banorë të cilët kryesisht ishin familjarë të oficerëve që shërbenin në ishull. 

Ndërkaq, gjatë Luftës së Ftohtë ishulli i Sazanit bashkë me gjirin e Vlorës konsideroheshin si fronti më i vështirë për ushtrinë  shqiptare. Për këtë arsye, njerëzit që shërbenin në ishull kishin trajtim të veçantë nga qeveria e asaj kohe. Në kodrat e ishullit Sazan ende gjenden rreth 3 600 bunkerë. Ishulli, që dikur ishte bazë e 3 000 trupave ushtarake, në vitin 2010 u shpall park i mbrojtur.

Sazani përdorej si vend për stërvitje dhe operacione ushtarake. Tani aty qëndrojnë vetëm disa marinarë, të cilët kanë detyrë t’i kontrollojnë aktivitetet e paligjshme mes Shqipërisë dhe Italisë. Në këtë ishull ndodhet plazhi i vetëm, ai i Admiralit. Ishulli i Sazanit tani është një guidë turistike dhe është në dispozicion të turistëve. Për të vizituar këtë ishull tanimë shteti shqiptar u ka dhënë leje anijeve turistike dhe motoskafëve të shumtë që të bartin turistë nga Porti i Vlorës dhe nga Radhime e Orikumi. Por ka ditë që palzhi i ishullit mund të jetë i mbyllur për ditë me radhë, por nuk mund të lejohen vizitorë për shkak se mund të ketë stërvitje të foracave ushtarake.

Por, për ta bërë të shfrytëzueshëm gjatë këtë resort turistik në vitit 2019 një kompani private kërkoi të ngrejë stacion plazhi në zonën e mbrojtur. 

Shoqëria “Hotel Regina-Group” i drejtoi një kërkesë Bashkisë Vlorë, prefekturës Vlorë, ministrisë së Turizimit, Ministrisë së Mbrojtjes, drejtorisë së Përgjithshme Detare, Agjencisë së Bregdetit, dhe Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, ku kërkohet që plazhi të vendoset në shërbim të kësaj shoqërie. Në kërkesën që biznesmeni Vasil Bedinaj, pronar i shoqërisë iu ka drejtuar institucioneve thuhej saktësisht se në ishullin e Sazanit duhet të ndërtohet një stacion plazhi, por që nga mjetet e përshkruara është një shfrytëzim, për të cilin nuk ka as një raport për ndikimin që do duhet të ketë në mjedis. 

“Shoqëria kërkon ngritjen e një stacioni plazhi në Ishullin e Sazanit, në vendin perëndimor të portit. Shoqëria jonë merr përsipër që të plotësojë të gjitha kushtet. Bazuar në këtë vendim, ne jemi në gjendje që brenda një kohe të shkurtër, të mund të kompletojmë një stacion model plazhi me të gjithë aksesorët si çadra, shezlone, dushe, shërbime higjenike, kabina zhveshje, kosha mbeturinash, vrojtues, beach bar”, -thuhej në kërkesë.

Kërkesa e biznesmenit Vasil Bedinaj bie në kundërshtim me ligjin për zonat e mbrojtura. Parku Kombëtar-Karaburun-Sazan është një zonë e mbrojtur, ku bën pjesë edhe ishulli me këtë emër. I shpallur në vitin 2010 zonë e Mbrojtur, kategoria 2, ky ishull bashkë me Karaburunin, ku ligji tashmë është shkelur do duhej të mos preken nga dora e njeriut për asnjë shfrytëzim.

Konkretisht, ligji për Zonat e Mbrojtura, në pikën 2 parashikon për paraqet kombëtare, se nuk duhet të shfrytëzohet nga njeriu, si edhe është e ndaluar shfrytëzimi që ndikon në biodiversitet, apo në ekosisteme. 

Nëse në 2019 e drejta e investimit nuk iu dha kompanisë private, pse duhet ti jepet dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner i cili synon të investojë 1 miliardë dollarë për të ndërtuar resorte luksoze në Ishullin e Sazanit?/ZËRI

Poll

MOS HUMB