Aktualitet

Dita e Verës pritet me zjarre në Berat. Djegia e gomave shkakton probleme në aksin drejt Dimalit

Banorët kanë djegur goma në rrugë, duke krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve.

f.t
Dita e Verës pritet me zjarre në Berat. Djegia e gomave shkakton
PAMJE NGA NGJARJA

BERAT- Banorët e Beratit nuk kanë harruar ritet e Ditës së Verës dhe kanë ndriçuar mbrëmjen e sotme oborret e banesave dhe bahçet, ndërkohë që zjarrit nuk i ka shpëtuar as aksi nacional Berat-Dimal. 

Banorët kanë djegur goma në rrugë, duke krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve. Kanë që efektivët e policisë rrugore, ata që kanë mbajtur nën kontroll qarkullimin në këtë aks deri në mbërritjen e zjarrfikësve.

Për disa minuta me radhe, në këtë aks ka pasur probleme me qarkullimin e mjeteve në njërin krahë të rrugës, që pas disa minutave zjarr u pushtua më pas nga shtëllunga tymi. /ZËRI

Poll

MOS HUMB