
TIRANË- Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli është shfaqur në lot, pas homazheve në nderim të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta në moshën 44-vjeçari. Topalli u shpreh se Bogdani ishte një student ekselent, dhe një djalë xhentil, që nuk mërziti askënd me fjalët e tij.
“Gerti ishte… ne nuk presim kurrë që një njeri të ndahet nga jeta, kur kjo ndodh papritur… Gerti ishte iu veçantë, student me medalje ajri, unë do e kujtoj gjithmonë buzëqeshjen e tij të ëmbël dhe fjalën e tij të mirë”, u shpreh Topalli mes lotëve.
View this post on Instagram
Homazhet për Bogdanin kanë nisur prej orës 10:00 në hollin e Kuvendit, ndërsa radhë të gjata pjesëmarrësish janë vënë re në oborrin e Parlamentit. Fillimisht homazhe kryen deputetët e Partisë Demokratike, dhe më pas personalitete të tjera politike, presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, si dhe grupi parlamentar socialist, dhe ministra të qeverisë Rama. Gerti Bogdani u nda nga jeta si pasojë e një arresti kardiak, ditën e mërkurë, 18 Shtator, në moshën 44-vjeçare. Ai ka shërbyer për dy mandate si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa ka qenë pjesë e rëndësishme e strukturave të Partisë Demokratike. /ZËRI