Aktualitet

“Do fejohesh dhe pikë”, dëshmi e re e 19-vjeçares që vrau babanë: Nëna ishte në arë, s'kisha rrugë tjetër

Sa i takon ditës kur ndodhi vrasja, e reja iu ka thënë hetuesve se ka qenë në banesë vetëm me babanë e saj

E.K
“Do fejohesh dhe pikë”, dëshmi e re e 19-vjeçares
Pellumb dhe Hygerta Meta

DURRËS- Ka dalë një dëshmi e re e 19-vjeçares Hygerta Meta, e cila dyshohet se ka vrarë me armë zjarri babanë e saj, dhe më pas ka fshehur trupin e tij. Në dëshminë e saj që ka dhënë para hetuesve, e reja ka thënë se nuk ka pasur asnjë rrugë tjetër, për shkak të presionit dhe zënkave të përditshme që ka pasur me babanë e saj, pasi ai donte që ta fijonte me një djalë që ishte emigrant në Itali.

“Kishim pothuajse përditë konflikte dhe përplasje. Më tha që kjo punë është vendosur, do fejohesh me atë që të them unë dhe pikë”, ka dëshmuar e reja, duke thënë se kishte vetëm dy opsione: ose të arratisej, ose ta vriste të atin.

“Babain e vrava se donte të më martonte me dikë që unë as nuk e doja. Kishim pothuajse përditë konflikte dhe përplasje. Më tha që kjo punë është vendosur, do fejohesh me atë që të them unë dhe pikë. Unë planifikova se si mund të shpëtoja nga kjo fejesë. E vetmja mënyrë ishte ose të arratisesha nga shtëpia ose të vrisja babain”, mësohet të ketë deklaruar ajo.

Sa i takon ditës kur ndodhi vrasja, e reja iu ka thënë hetuesve se ka qenë në banesë vetëm me babanë e saj, dhe ka mohuar që në krim të jetë përfshirë ndonjë person tjetër.

“Një ditë nisëm të debatonim prap kur ishim në shtëpi. Nëna ishte në arë. Mora pistoletën dhe e qëllova. Më pas kisha frikë mos më fusnin në burg dhe mendova të fshihja trupin e babait. Pasi e varrosa në afërsi të banesës mendova se edhe policia e besoi se ai ishte zhdukur. Unë e kam kryer e vetme krimin, nuk më ka ndihmuar askush”.

Por pavarësisht pretendimeve të vetë Hygerta Metës, policia po heton rolin e familjarëve të tjerë, dhe në vijim priten edhe arrestime të tjera./ZËRI 

Poll

MOS HUMB