Aktualitet

‘Do ju bëj aksionerë në Norvegji’, pranga 60-vjeçarit në Tiranë, iu zhvaste para qytetarëve

60-vjeçari mashtronte qytetarët se do u bënte kontrata pune në Norvegji

E.K
‘Do ju bëj aksionerë në Norvegji’, pranga
Foto ilustruese

TIRANË- Një 60-vjeçar me banim në Norvegji, është vënë në pranga nga sektori i Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, për akuzën e mashtrimit. Ky shtetas dyshohet se ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shuma të ndryshme parash, nga disa shtetas, të cilëve iu kishte premtuar se do t’iu siguronte kontrata pune dhe do t'i bënte aksionerë në një biznes në Norvegji.          

NJOFTIMI I POLICISË:

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Pakti". 

Gjatë operacionit u ndalua shtetasi K. K., 60 vjeç, banues në Norvegji, për veprën penale "Mashtrimi".   

Ky shtetas dyshohet se ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shuma të ndryshme parash, nga disa shtetas, të cilëve iu kishte premtuar se do t’iu siguronte kontrata pune dhe do t'i bënte aksionerë në një biznes në Norvegji.          

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB