
IRLANDË- Autoritetet irlandeze po përgatiten për gjakderdhje! Shkak do të bëhet përplasja mes kateleve, si pasoja e shkatërrimit të dërgesës më të madhe të drogës në vend. "Komandot" bastisën një anije mallrash që kontrabandonte kokainë me vlerë 430 milionë paund përtej Atlantikut.
"Klani i Gjirit", një konsorcium i udhëhequr nga shqiptarët dhe karteli irlandez 'Kinahan' mendohet se janë në mesin e shumë grupeve kriminale që qëndrojnë pas komplotit, që përfundoi në fatkeqësi. Rreth 20 banda me bazë evropiane mendohet se janë përfshirë në operacionin e kontrabandës, i organizuar në Dubai. Një Task Force e Përbashkët shkatërroi bandën dhe kur hipën në bord gjetën 2,253 kg (5,000 lbs) kokainë, e cila mund të vlejë deri në 430 milion £.
6 persona, mes tyre një shtetas i Mbretërisë së Bashkuar, një rus dhe kapitenin iranian - janë arrestuar për t'u marrë në pyetje, 2 i shpëtuan prangave.
Karteli më i madh i drogës në Kolumbi, i njohur si Klani i Gjirit Kolumbian, ose i njohur me emrin spanjoll "Clan del Golfo" janë të dyshuarit kryesorë për dërgesën e madhe me origjinë nga Venezuela. Droga e kishte origjinën nga 'një kartel vrasës' në Kolumbi dhe furnizonte anije më të vogla që do të lundronin në anijen me kontejnerë nga e cila më pas do të hiqej droga, përpara se ta shpërndanin në tregun evropian. Sipas Irish Independent, hetuesit dyshojnë gjithashtu se karteli Kinahan - një grup famëkeq i krimit të organizuar në Irlandë - do të merrte "aksione" për ndihmën që do të jepte. Karteli Kinahan besohet se ka lidhje me narko-terroristët kolumbianë dhe po ashtu kanë krijuar lidhje edhe me prodhuesit dhe trafikantët, si kartelet meksikane dhe bandat ballkanike.
"The Examiner" thotë se policia evropiane vlerëson se kartelet shqiptare po bëhen gjithnjë e më dominuese në importin e kokainës në tregjet evropiane, e cila tradicionalisht është dominuar nga bandat marokene në Holandë dhe Belgjikë, si dhe nga organizatat mafioze italiane 'Ndrangheta dhe Camorra. Një burim i afërt me hetimin tha se operacioni nuk ishte vepër e një grupi të krimit të organizuar, por shumë të bashkuarve, ndaj besohet se operacioni global e ka origjinën në Dubai.
"Organizata Kinahan nuk do të ishte në gjendje ta organizonte këtë vetë kalim. Për shkak të madhësisë së ngarkesës, mund të ketë deri në njëzet grupe kryesore të krimit të organizuar që ofrojnë mbështetjen dhe financimin për të lehtësuar një dërgesë kaq të madhe. Besohet se origjina është në Dubai, ku janë të vendosura shumë nga figurat më të larta të krimit të organizuar në Evropë,"-tha burimi.
Tani problemi është gjetkë, pasi ka shqetësime se kapja e madhe e drogës do të rezultojë në gjakderdhje mes bandave.
“Për fat të keq do të ketë pasoja për këtë kapje, dhe kjo do të thotë vrasje. Kjo mund të mos jetë veçanërisht në rrugët irlandeze sepse grupet evropiane të krimit ishin gjithashtu të përfshirë, por kjo do të çojë në gjakderdhje,”- tha burimi.
Duke pasur parasysh shkallën e ngarkesës, autoritetet irlandeze nuk besojnë se kokaina ishte e destinuar vetëm për Irlandën. Destinacion mendohet se do të ishte dhe Antwerpi dhe Roterdami./Zëri.ai