
TIRANË- Gjykata e Posaçme i ka konfirmuar masën e sigurisë arrest me burg, Emiljano Shullazit, pasi akuzohet se ka bashkëpunuar me Ervis Martinajn për vrasjen e Durim Bamit.
Më herët Gjykata konfirmoi masën e arrestit me burg për Enver Divën, Besian Xhixhën, Gjergj Cukalin dhe Albert Zajën, në kuadër të megaoperacionit të SPAK-ut.
Mbi 4,5 milionë euro pasuri janë sekuestruar nga megaoperacioni i SPAK në kuadër të 4 procedimeve penale ku janë evidentuar kryerja e veprave penale të rënda nga 7 grupe të strukturuara kriminale me fuqi të konsiderueshme dhe me shtrirje gjeografike të aktivitetit të tyre kriminal në disa nga qytetet kryesore të vendit.
SPAK ka nxjerrë 50 urdhër-arreste, nga të cilat janë ekzekutuar 14 në Shqipëri, ndërsa 6 janë ekzekutuar jashtë vendit.
/ZËRI