Aktualitet

Do trafikonin 51 kg në Greqi/ Shkon në 4 numri i të arrestuarve, në pranga 43-vjeçari (EMRI)

43-vjeçari akuzohet si i përfshirë në tentativën për trafikim droge drejt Greqisë, të 51 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

f.t
Do trafikonin 51 kg në Greqi/ Shkon në 4 numri i të arrestuarve,
Operacioni në Kapshticë

KORÇË- Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në vijim të operacionit 'Again'. Arrestimi i Endri Panit ka çuar në 4 numrin e të ndaluarve, në kuadër të këtij operacioni. Pani akuzohet si i përfshirë në tentativën për trafikim droge drejt Greqisë, të 51 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Më shumë se 50 kilogram kanabis u kapën në një mjet që po tentonte të kalonte pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Droga u zbuluar e fshehur nën shasinë e makinës, teksa po kontrollohej nga efektivët në kufi. Forcat blu bëjne me dije se në kuadër të operacionit antidrogë “Again” u arrestuan Julian dhe Stelio Suljoti, Endri Merolli.

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni antidrogë i koduar "Again", i finalizuar dy ditë më parë. Vihet në pranga 1 tjetër shtetas, i përfshirë në tentativën për trafikim drejt Greqisë, të 51 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa. Shkon në 4 numri i të ndaluarve, në kuadër të këtij operacioni.

Në vijim të punës për dokumentimin e plotë me prova ligjore dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të implikuar në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, në kuadër të operacionit "Again" të zhvilluar më datë 08.03.2024, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, u ndalua shtetasi në kërkim:

-E. P., 43 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet intensive hetimore të kryera për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, rezulton se ky shtetas, është bashkëpunëtor me shtetasin J. S., i cili u ndalua në Pikën Kufitare të Kapshticës, në tentativë për të trafikuar me automjetin e tij, drejt Greqisë, 51 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Nga ana e Policisë po vijon puna për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB