Aktualitet

"Doktor, pacientët kanë temperaturë"/ Mashtronte të sëmurët me kancer, mjeku Edmond Gashi: Vari l*shtë!

Në një bisedë të zbardhur nga Prokuroria e Tiranës, mjeku Edmond Gashi kontaktohet nga infermieret që e vënë në dijeni se pacientët janë me temperaturë të lartë, por ai përgjigjet me një gjuhë aspak etike.

k.m.

"Doktor, pacientët kanë temperaturë"/ Mashtronte

Edmond Gashi

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga skandali brenda spitalit Onkologjik në QSUNT. Në një bisedë të zbardhur nga Prokuroria e Tiranës, mjeku Edmond Gashi kontaktohet nga infermieret që e vënë në dijeni se pacientët janë me temperaturë të lartë, por ai përgjigjet me një gjuhë aspak etike dhe profesionale duke thënë: Vari l*shtë.

Por kjo nuk është shkelja e vetme që është shënuar nga mjeku, i cili i orienton pacientët drejt klinikës së tij private "Melis" duke i gënjyer për gjendjen e tyre shëndetësore.

Në dosje zbulohet se pacientëve u thoshte se situata ishte emergjente dhe nuk kishin kohë për të pritur radhën e mjekimit në shtet. Kështu i kalonte tek klinika e tij private. Në asnjë moment nuk i thotë pacientëve që në klinikën e tij bëheshin vetëm skanera dhe sërish do të duhet të prisnin në spitalin shtetëror për të marrë seancat e kimioterapisë. Kartelat e të gjithë të pacientëve, mjeku Gashi i mban në zyrën e tij, edhe pse ligji e thotë qartë që duhet të mbahen në departamentin e kirugjisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB