Aktualitet

DOKUMENTI që mundësoi arrestimin e Noizy-t në Shëngjin

Shkresa është e firmosur nga Ministria e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

F.m
DOKUMENTI që mundësoi arrestimin e Noizy-t në Shëngjin
Noizy

TIRANË- Ky dokument tregon shkresën e dërguar nga Policia e Kosovës drejt autoriteteve shqiptarë për të bërë të mundur arrestimin e reperit Rigels Rajku të njohur ndryshe si Noizy dhe të mikut të tij, Bahtjar Bajraktari, të njohur si DJCrax. Shkresa është e firmosur nga Ministria e Drejtësisë Albulena Haxhiu. Shkresa është publikuar nga WebLajm.

Në dokument shkruhet: 

Kërkesë për arrestimin e përkohshëm me qëllim të ekstradimit të z.Rigels Rajku.

Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës shpreh komplimentet dhe konsideratën e saj me të lartë për Ministrinë e Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë, dhe ka nderin të paraqesë kërkesën për arrestimin e përkohshëm me qëllim të ekstradimit të z.Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik “Noizy” lindur me 27.09.1986, në Sukth, Durrës, Shqipëri, shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Z. Rajku është i kërkuar nga Prokuroria Themelore në Pejë për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale: “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 186 paragrafi (3), nën paragrafi 3.1, lidhur me paragrafin (1), nën paragrafin 1.3 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prandaj, në pajtim me nenin 15 të Marrëveshjes Dypalëshe mbi Ekstradimin të lidhur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shipërisë, Ministria e Drejtësise e Republikës së Kosovës parashtron këtë kërkesë pët arrestimin e përkohshëm të z. Rajku, me qëllim të ekstradimit.

Bashkëlidhur me këtë kërkesë për arrest të përkohshëm do të gjeni:

Kërkesën pët Arrestim të Përkohshëm me qëllim të ekstradimit nga Prokuroria Themelore në Pejë, datë 06.08.2024;

Autorizimi për Arrestim nga Prokuroria e Pejës; dhe

Ekstraktet e Ligjit.

DOKUMENTI që mundësoi arrestimin e Noizy-t në Shëngjin
Letra për ekstradim
DOKUMENTI që mundësoi arrestimin e Noizy-t në Shëngjin
Letra për ekstradim

Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës dëshiron të sigurojë Ministrinë e Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë se do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë në lidhje me ndihmën juridike ndërkombëtare dhe përfiton nga rasti për t’i përsëritur Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë konsideratën e saj më të lartë.

Me marrjen e kësaj shkrese, autoritetet shqiptarë e vunë në pranga Noizy-n në Shëngjin bashkë me mikun e tij, vetëm pak minuta përpara se të niste performancën. Ai ndodhet në paraburgim në Kosovë ku dhe është njohur me masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Noizy dhe miku i tij Bahtjar Bajraktari (DJCRAX) akuzohen se disa ditë më parë, janë përfshirë në një sherr masiv, ku dyshohet se dhunuan Medi Isenin. Ky i fundit pretendon se “u pre në besë” nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij. Vetë Stresi i ka mohuar akuzat. Edhe Noizy në një reagim para arrestimit, u shpreh se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe i është bërë padrejtësi. Prokuroria e Pejës po heton çështjen. Stresi është shpallur në kërkim./ZËRI

Poll

MOS HUMB