Nga protesta në Mynih
GJERMANI- Pasditen e sotme, dhjetëra emigrantë shqiptarë në Mynih janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit, ku kanë vijuar protestën e tyre kundër qeverisë Rama dhe kundër projektit të resortit në Zvërnec.
Ata protestuan me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ndërsa kërkuan anulimin e projektit, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe rrëzimin e klasës së vjetër politike.




Organizatorët kanë deklaruar se do të vijojnë të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj vendimeve të qeverisë, duke kërkuar transparencë dhe mbrojtjen e zonave me rëndësi natyrore e turistike./ZËRI
Poll